LAJMI I FUNDIT:

Kamera e sigurisë filmon “topin e zjarrtë” duke fluturuar mbi Kanada, ekspertët thonë se është meteor që shpërthen në atmosferë

Kamera e sigurisë filmon “topin e zjarrtë” duke fluturuar mbi Kanada, ekspertët thonë se është meteor që shpërthen në atmosferë

Ky është momenti kur një top i zjarrtë filmohet nga kamerat e sigurisë, duke fluturuar në qiell mbi Alberta të Kanadasë.

Kaitlyn Kostyniuk, që jeton në një shtëpi në malet Rocky në pjesën perëndimore të Albertas, pa se diçka po shndriste në qiell, transmeton Telegrafi.


E ekspertët thonë se topi i zjarrtë ka gjasa që të jetë një meteor, që krijoi dritë derisa po shpërthente në atmosferë.

Kamera e sigurisë e vendosur mbi derën e shtëpisë, ka kapur momentin kur drita fillon të bëhet më e madhe derisa po i afrohej tokës.

“Po bëhesha gati për gjumë kur në telefon pashë diçka që më sinjalizonte, ishte kamera që gjithçka të pazakontë që filmon më raporton. Kur e hapa telefonin pashë se diçka në qiell po shndriste” tha Kostyniuk. /Telegrafi/