LAJMI I FUNDIT:

Kamenica shumë afër të shndërrohet në deponi mbeturinash (Foto/Video)

Kamenica shumë afër të shndërrohet në deponi mbeturinash (Foto/Video)

Pavarësisht iniciativave të shumta për largimin e mbeturinave anë e kënd Kosovës, efekti i tyre nuk po vërehet edhe aq.

Qytetarë të pa ndërgjegjshëm vazhdojnë hedhjen e mbeturinave vend e pa vend, duke kontribuar kështu në ndotjen e mjedisit.


Fotografi Arian Mavriqi ka publikuar pamje të tmerrshme të pyjeve të Kamenicës, të cilat dalëngadalë po shndërrohen në deponi mbeturinash, transmeton Telegrafi.

“Kamenica jonë e dashur donë ku shpallë Deponi Mbeturinash! Fleni ju Pushtetar e Inspektora se ka kush merret me këtë punë veç se ju po paguheni e jo unë! Sa për ndërgjegje te qytetarëve mos të flasim janë zero nën zero. Epidemia është afër, sëmundjet do të jenë fatale nëse nuk ndërrimet diçka urgjent”, ka shkruar Mavriqi në profilin e tij në Facebook.

Vlen të theksohet se sikurse çdo vit, më 24 maj të vitit të kaluar iniciativa “Let’s Do It Kosova” kishte pastruar 147 deponi ilegale të mbeturinave në 30 komuna të Kosovës, por siç po shihet aksionet e këtyre vullnetarëve dhe thirrja e tyre për një mjedis të pasur po has në vesh të shurdhër.

Ndërkaq ditëve të fundit Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë publikuar Udhëzimin e ri Administrativ për gjobat mandatore që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik si dhe menaxhimin e mirëfilltë të mbeturinave.

Gjobat me të cilat ndëshkohet hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara janë nga 5 deri në 100 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori