LAJMI I FUNDIT:

Kamberi: Vuçiqi po përdor metoda të ndryshme për të kontrolluar deputetët jo shqiptarë në Kosovë

Kamberi: Vuçiqi po përdor metoda të ndryshme për të kontrolluar deputetët jo shqiptarë në Kosovë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se Aleksandar Vuçiq po përdorë metoda të ndryshme për të kontrolluar të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe ata joshqiptarë në Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se Vuçiqit nuk po i mjaftojnë deputetët në Serbi dhe ata me ulëse të rezervuara në Kosovë, dhe se gjithçka po ndodh para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare.

“Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët serbë në parlamentin e Kosovës. Po synon t’i kontrollojë edhe të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë. Dhe për këtë, nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen; qofshin ata serbë, boshnjakë, romë, shqiptarë etj. E tërë kjo para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare”, shkruan Kamberi në Facebook.

Ndryshe, një reagim i tillë vjen pasi ditë më parë pati akuza në drejtim të kandidates për deputete Adrijana Hoxhiq nga lista “Komuniteti i Bashkuar”, se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit ka bashkëpunuar me Listën Serbe që të votohet nga komuniteti serb në Kosovë, në mënyrë që Lista Serbe të ketë fuqi vendimmarrëse në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori