LAJMI I FUNDIT:

Kamberi: Më mirë më pak deputetë shqiptarë në Serbi por që ushtrojnë politika të mira, se të kemi pesë të tillë të orientuar gabimisht

Kamberi: Më mirë më pak deputetë shqiptarë në Serbi por që ushtrojnë politika të mira, se të kemi pesë të tillë të orientuar gabimisht

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi ka folur për zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe unitetin e shqiptarëve në këtë proces.

Kamberi përmes një shënimi në Facebook ka thënë se është për një listë të përbashkët të shqiptarëve por sipas tij nuk janë pa rëndësi edhe emrat që do të përfaqësohen në atë listë.

Ai thotë se shqiptarët edhe mund të kenë më shumë deputetë në parlamentin e Serbisë, por sipas tij nuk do të thotë se ata do të përfaqësojnë më mirë shqiptarët dhe interesat e tyre.

“Historia së paku 50 vjeçare e pjesëmarrjes së deputetëve shqiptarë në Beograd është dëshmia më e mirë. Disa i kanë shërbyer qëllimeve politike të shqiptarëve. Disa interesave individuale ose biznesmenëve të krimit të organizuar. Tjerë, edhe më keq, nevojave të pushtetit në Beograd”, ka shkruar Kamberi.

Deputeti shqiptarë i legjislaturës së fundit në Serbi thotë se mund të ketë edhe 5 deputetë shqiptarë në Serbi por që politikat e tyre mund të jenë të këqija.

“Mund t’i kemi 5 deputetë të orientuar gabimisht dhe që ushtrojnë politika të këqija. Siç mund të kemi më pak deputetë, por të orientuar drejtë dhe me politika të mira. Kjo është dëshmuar në këtë legjislaturë që shkoi”.

Kamberi thotë se deri më tani është parë puna e secilit deputet shqiptarë që ka shërbyer në Kuvendin e Serbisë.

“Sa për që kam emrin Shaip Kamberi dhe që jam shqiptar, kjo nuk do t’i kishte penguar domosdoshmërisht pushtetit në Beograd. Ai më luftoi dhe sulmoi vazhdimisht para së gjithash se nuk i përshtatej politika ime”.

Ai thotë se pakicat tjera përfshirë boshnjakët iu kanë shërbyer interesave të serbëve dhe partisë së Vuçiqit në pushtet. Kamberi në fund thotë se është për bashkimin e forcave por sipas tij me kushtin që të dëgjohet zëri i shqiptarëve e jo si instrument i Vuçiqit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori