LAJMI I FUNDIT:

KAM PARË DRITËN

KAM PARË DRITËN

Poezi nga: Marin Sorescu
Përktheu: Petro Mejdi

Ka çelur drita mbi tokë.
Linda dhe unë.
Të shoh se ç’bëni?
Mirë me shëndet? Të fortë?
Si ja çoni me lumturinë?
Faleminderit! Mos m’ u përgjigjni.
Se mos unë kam kohë për pyetje.
Por më pëlqen këtu.
Është ngrohtë, është bukur.
Dhe ka aq dritë
Sa rritet bari.


Ja dhe ajo vajza, ja,
Më hedh veshtrime të dala shpirtit …
Jo e dashur, mos u lodh të më duash.
Një kafe të zezë e dua, gjithsesi
Nga dora jote.

E di, di të bësh kafe të hidhur!