LAJMI I FUNDIT:

Kaltrina Krasniqi, artisja më e dalluar e vitit 2017 në Prizren (Foto)

Kaltrina Krasniqi, artisja më e dalluar e vitit 2017 në Prizren (Foto)

Komuna e Prizrenit ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2017, ku ishin të pranishëm edhe drejtuesit më të lartë të komunës dhe mysafirë të shumtë.

Kryetari Mytaher Haskuka , ka përgëzuar laureatët për të arriturat e tyre gjatë vitit që po e lëmë pas, duke thënë se ata me kontributin e tyre po e nderojnë Prizrenin dhe për këtë gjë ne krenohemi me ju.

Mesin e tyre është edhe Kaltrina Krasniqi, e cila konsiderohet si një ndër flautistet më të mira në shtetin tonë.

Kaltrina këtë vit ka qenë mjaft e angazhuan në koncerte të ndryshme edhe në shtetet perëndimore.

Flautistja e Filarmonisë së Kosovës muaj më parë ishte në shtetin e Iowa-s me bendin frymor të Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e ngritjes së flamurit shtetëror të Kosovës.

Flamuri i Kosovës ngrihet në Iowa (Foto)
Lexo po ashtu Flamuri i Kosovës ngrihet në Iowa (Foto)

Theksojmë se prizrenasja është edhe profesoreshë në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” të Prizrenit.

Ndryshe, ajo ka marrë një numër të madh eventeve të organizuara prej institucioneve shtetërore. /Telegrafi/