LAJMI I FUNDIT:

Kaltrina Dakaj-Haxhijaj, nënë e dy fëmijëve ka nevojë për ndihmën tuaj

Kaltrina Dakaj-Haxhijaj, nënë e dy fëmijëve ka nevojë për ndihmën tuaj

Kaltrina Dakaj-Haxhijaj, 27 vjeçare e cila është nënë e dy fëmijëve, nga Vrella e Istogut ka nevojë për ndihmën tuaj, pasi është diagnostifikuar para disa muajve më sëmundjen e Leukemisë Akute dhe aktualisht po trajtohet në një spital të Stambollit të Turqisë.

Familja e Kaltrinës nuk ka mundësi t’i mbulojë shpenzimet financiare për fazën tjetër të trajtimit, prandaj vet ajo ka kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi dhe vullnet për ta ndihmuar.


Më poshtë lexoni kërkesën e saj:

“Jam Kaltrina Dakaj – Haxhijaj, jam 27 vjeçare, nënë e dy fëmijëve të vegjël, 1 dhe 3 vjeçar.Që disa muaj po trajtohem në spitalin Medical Park në Stamboll, ngase jam diagnostifikuar me sëmundjen e Leukemisë Acute.

Fazën e parë e kam kaluar me sukses, falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Shëndetësisë, familjes dhe të afërmve. Tashmë jam në fazën e transplantit të palcës kurrizore, e cila kushton 65.000 Euro, shpenzime këto të papërballueshme për familjen. Andaj, kërkoj ndihmën e të gjithë juve.

Diçka e vogël nga ju, shpresë e madhe për mua për t’iu kthyer fëmijëve të mi.Kaltrinën mund ta ndihmoni përmes mesazheve në Vala dhe xhirollogarinë, që i gjeni më poshtë: SMS në Vala me numër:55344 me tekst Kaltrina, numri i xhirollogarisë: Raiffeisen Bank1506021001434277

Labinot Dakaj, vëllai i Kaltrinës Swift Code: RBKOXKPRXXXIban nr: XK05 1506021001434277”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori