LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike kalon në Komisionin për Legjislacion

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike kalon në Komisionin për Legjislacion
Foto: Ridvan Slivova

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike sot ka marrë mbështetjen e Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

Mbledhja është mbajtur ‘online’, derisa kryetari i këtij Komisioni Shkëmb Manaj ka konfirmuar se me 5 vota për dhe një abstenim është miratuar raporti me amendamente e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.


“Po, kaloj. Me 5 vota për dhe një abstenim u miratua Projektligji dhe raporti me amendamente”, theksoi Manaj për KP. Ndërsa, sot në orën 11:00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. /Telegrafi/