LAJMI I FUNDIT:

Kaloi rrethojën mbrojtëse për t’ia treguar të birit ujin e rrëmbyeshëm në parkun Yellowstone, përdoruesit e rrjeteve sociale kritikojnë nënën

Kaloi rrethojën mbrojtëse për t’ia treguar të birit ujin e rrëmbyeshëm në parkun Yellowstone, përdoruesit e rrjeteve sociale kritikojnë nënën

Kamerat e sigurisë sërish kanë filmuar një moment rrëqethës në parkun nacional Yellowstone në SHBA.

Në video shihet një nënë e cila kërcen rrethojën për t’ia treguar të birit ujin e rrëmbyeshëm që kalonte në lumë, dhe vazhdonte drejt ujëvarës në parkun Wyoming, transmeton Telegrafi.


Lartësia në këtë ujëvarë është pothuajse dy herë më e madhe sesa ajo në Niagara, dhe mjaftonte një lëvizje e pakontrolluar që të ketë pasoja.

Madje edhe turistët e tjerë që ishin pranë u habitën me veprimin e gruas, e cila kaloi rrethojat mbrojtëse për ta ofruar sa më pranë ujit të birin e saj.

E pas publikimit të videos filluan reagimet e ashpra nga më të ndryshmet. Disa me ironi propozuan që kësaj gruaje t’i jepet çmimi “i nënës së vitit”. /Telegrafi/