Një grua nga Shtetet e Bashkuara e identifikuar si Diana Herr, është shëruar nga COVID-19 në një spital për plotë 196 ditë.

Ajo është një nga pacientet që i është dashur më së shumti kohë të kalojë që të shërohet nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Siç raporton NBC News, kjo 67-vjeçare nga Michigan ka bërë të ditur se coronavirusi ia ka ndryshuar plotësisht jetën.

Diana dhe bashkëshorti i saj 71-vjeç Ken kishin ndjerë simptomat e para të coronavirusit në mars, kur edhe ishin kthyer në shtëpi nga një udhëtim në Kaliforni.

E testimit për COVID-19 iu nënshtruan më 31 mars, që edhe u konstatua se janë infektuar me coronavirus. Ken kishte simptoma të lehta, derisa ajo temperaturë, kollë dhe të vjella.

Reklama
Reklama

Ajo u shtri në spital ku mjekët u detyruan ta intubojnë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Për plotë dy muaj qëndroi në respirator sepse kishte infeksion të shumëfishtë, e në diagnozë figuronte se ka edhe sepsën pasi që veshkat nuk i funksionin mirë.

E dy teste tjera që i kishte bërë deri në qershor kanë treguar se ajo ka rezultuar negative, kështu e vendosën në repartin e kujdesit intensiv. E në shtator pas plotë 196 ditëve është shëruar dhe liruar nga spitali. /Telegrafi/