LAJMI I FUNDIT:

Kallëzohet penalisht mjeku i rrejshëm i syve në Gjevgjeli

Kallëzohet penalisht mjeku i rrejshëm i syve në Gjevgjeli

Një person në Gjevgjeli është paditur nga policia për mashtrimin e qytetarëve, gjoja se është mjek i syve.

SPB e Strumicës ka ngritur kallëzim penal ndaj personit M.G (62), i cili e ka ushtruar këtë profesion, nga maji i vitit 2016, e deri në momentin e padisë penale.


Ai nuk ka patur shkollimin e duhur, e as dhënien e provimit profesional, përfshi licencën e punës për kryerje të veprimtarive mjekësore.

Megjithatë, M.G ka kryer kontrolle të syve dhe ka përcaktuar dioptri të syve për pacientët. /Telegrafi/