LAJMI I FUNDIT:

Kallëzimet penale të policisë në disproporcion të madh me rastet që ngritë prokuroria

Kallëzimet penale të policisë në disproporcion të madh me rastet që ngritë prokuroria

Deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, ka ngritur një shqetësim në lidhje me numrin e kallëzimeve penale që ngritë policia, i cili është në disproporcion të madh me akuzat që prokuroria ngrit më pas.

Lidhur me këtë Ministri Flamur Sefaj, tha se policia nisë hetimet fillestare dhe kryen hetime në mënyrë profesionale, por që e pranon se një problem i tillë ekziston, dhe se diku po ngecë puna.


Për këtë çështje ka folur edhe drejtori i operacioneve në polici të Kosovës, Rashit Qalaj, i cili pohoi se ekziston një disproporcion i tillë, por që është prokurori ai që vendos për këto çështje se ai udhëheq hetimet, transmeton KlanKosova.

Qalaj tha se bashkëpunimi me prokurorinë është i shkëlqyeshëm dhe se janë duke harmonizuar databazat me prokurorinë dhe gjykatat, pasi që deri më tani nuk ka pasur një gjë të tillë.

Gjatë kësaj mbledhje Sefaj ka kërkuar ndihmë nga komisioni për miratimin e projektligjit për pensionimin e parakohshëm të policisë pasi që ky ligj është jashtëzakonisht i domosdoshëm, e që sipas tij është bllokuar nga FMN në Ministrinë e Financave.

Ai tha se janë rreth 2000 pjesëtarë të policisë që duhet të shkojnë në pension në bazë të këtij ligji.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori