LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal ndaj dy banorëve të Shën Nikolës për furnizim të marihuanës për shitje

Kallëzim penal ndaj dy banorëve të Shën Nikolës për furnizim të marihuanës për shitje

MPB e Shkupit, njësia për tregti të palejuar me drogë ka dorëzua kallëzim penal deri te Prokuroria themelore publike Shkup, kundër G.N.(33) dhe F.M.(25), nga Shën Nikola  për shkak të dyshimit se janë furnizuar në mënyrë të paligjshme me marijuanë për tregti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Njërit prej tyre i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa tjetrit masa për kujdes paraqitje në gjykatë. Ata nga disa të panjohur për 800 euro kanë blerë 997,4 gramë marijuanë.


Në pikën e pagesës “Petrovec” policia ka tentuar t’i ndalojë, por drejtuesi i makinës ka goditur policin dhe ka ikur. Gjatë ikjes e ka hedhur marijuanën nga dritarja. Megjithatë, pas disa kilometrave policia ka arritur ta ndalojë veturën në ikje dhe që të dy t’i arrestojë pas të cilës është realizuar bisedë zyrtare me to në të cilën ata pjesërisht e kanë sqaruar kryerjen e veprës penale, thuhet në kumtesën e MPB./Telegrafi/