LAJMI I FUNDIT:

Kallamat dhe zhukat e Myzeqesë, agronomi që pushtoi tregun evropian me vegjetacionin e kanaleve

Kallamat dhe zhukat e Myzeqesë, agronomi që pushtoi tregun evropian me vegjetacionin e kanaleve

Gati e pabesueshme, që me vegjetacionin masiv të kanaleve të Myzeqesë, agronomi Arjan Begaj do të ngrinte një sipërmarrje ku ka të punësuar mbi 100 familje.

13 vite më parë agronomi, Arjan Bekaj, do t’i kushtohej tërësisht përpunimit të kallamave dhe zhukave. E ka filluar këtë punë vetëm me katër punëtorë dhe duke tregtuar në tregun vendas, e ndërsa sot janë rreth 100 familje të punësuara dhe i gjithe prodhimi shkon për eksport.


Gjithçka ia mer natyrës, kallamin që mbush kanalet, ndërsa zhukën ose xunkthin e gjen në zonën e kripur të bregdetit të Fierit. Me kallamat thur gardh, aq shumë të kërkuara për turizmin në vendet evropiane.  Ndërsa zhukës nuk i kryen asnjë proces punë, me perjashtim te tharjes. E që këtej ajo përfundon në tregjet e Italisë për t’u përdorur si grila natyrore.

Me përpunimin e kallamave ka ngritur një cikël të mbyllur, asgjë nuk hidhet nga mbetjet, por përdoret.

Profesioni si agronom e ka ndihmuar t’i gjej zgjidhjen e mbeturinave nga pastrimi i kallamave, i djeg dhe me hirin e tyre krijon një pleh organik aq i dobishëm për serat.