LAJMI I FUNDIT:

Kalimtarët e ngritën veturën që i kishte zënë poshtë tre persona (Video)

Kalimtarët e ngritën veturën që i kishte zënë poshtë tre persona (Video)

Në një rrugë në Boston të Shteteve të Bashkuara, tre persona kanë ngecur poshtë një veture, që iu ka kaluar sipër dhe i ka shkelur.

Nënë e bir, si dhe një njeri tjetër, qëndronin nën Mercedes-Benz në pamundësi që të dalin, derisa disa kalimtarë rasti janë bashkuar dhe e kanë ngritur makinën ngjyrë gri, transmeton Telegrafi. Të tjerë kanë arritur t’i tërheqin viktimat zvarrë.


Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet momenti kur ata ndodhen në asfalt dhe po ju jepet ndihma e parë.

Mësohet se të gjithë gëzojnë shëndet të mirë dhe nuk kanë përjetuar ndonjë lëndim të rëndë. /Telegrafi/