LAJMI I FUNDIT:

Kalaja e tri feve në Elbasan (Video)

Kalaja e tri feve në Elbasan (Video)

Kalaja 2000 vjeçare e Elbasanit është një nga shembujt më origjinalë dhe më konkretë të bashkëjetesës fetare në vendin tonë.

Brenda një hapësire shumë të vogël në këtë kala gjenden të ndërtuar një xhami, një kishë ortodokse dhe një katolike.


Sipas historianëve, kalaja e Elbasanit është shembull i gjallë jo vetëm i tolerancës, por edhe i bashkëjetesës dhe bashkëveprimit.

“Po të futesh rrugëve të kalasë shikon komsh9injtë njëri me tjetrin, nuk kanë dallim, mund të jenë muslimanë, sunitë, bektashinj, të krishterë ortodoksë, ka dhe pak familje dhe katolike. Kisha qëndron përbri xhamisë. Ashtu si për gjithë Shqipërinë dhe në Elbasan nuk ka pasur asnjëherë konflikte dhe minikonflikt me baza fetare. Elbasani është nga qytetet e Shqipërisë, që ka më së shumti martesa mes feve të ndryshme”, thotë historiani Roland Gjini, transmeton TCH.

Profesor Gjini përmend ngjarjet e mëdha historike, ku myslimanë e të krishterë, banorë të Kalasë së Elbasanit kanë vepruar të bashkuar për të ardhmen e vendit.

“Nuk ka eveniment historik, të paktën nga Rilindja e këtej pa u realizuar një bashkëpunim i ngushtë mes elementëve patriotikë të feve të ndryshme. Kryengritjet që u bënë, ku u përfshin dhe qytetarët e Elbasanit, ku anëtarët e çetave qenë të integruar, muslimanë dhe kristianë, siç qe lëvizja të tilla që kishin sensin dhe patriotik dhe politik për kishë unite. Marrim aktin e pavarësisë. Nga 35 firmëtarë 25 janë muslimanë dhe 10 kristianë”, thotë Gjini më tej.

Edhe pse institucionet fetare brenda kalasë janë thuajse ngjitur, asnjëherë në këtë vend nuk janë vërejtur konflikte të karakterit fetar, përkundrazi, kjo ka ndikuar që festat fetare të festohen së bashku, pavarësisht besimit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori