LAJMI I FUNDIT:

Kajtazi në takimin e ministrave të Bujqësisë në Podgoricë

Kajtazi në takimin e ministrave të Bujqësisë në Podgoricë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kurtan Kajtazi ka marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të Bujqësisë dhe Ushqimit të Evropës Juglindore, i cili është mbajtur sot Podgoricë, ku temë e diskutimit ka qenë përballja me epidemitë e kafshëve në vendet e Evropës Juglindore, me theks të veçantë sëmundja “Bluetongue” e njohur si “Gjuha e kaltër”.

Gjatë fjalës së tij Kajtazi ka thënë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës në vazhdimësi i ka mbështetur nismat rajonale për bashkëpunim dhe përafrim të politikave në fushën e bujqësisë dhe ushqimit.


Gjithashtu ka konfirmuar përkushtimin e Kosovës për të rritur bashkëpunimin rajonal, me qëllim të avancimit të sektorit të bujqësisë dhe ushqimit, por edhe të mbrojtjes nga rreziqet që mund të na kanosen si regjion, duke shtuar se nevojitet koordinimi i përpjekjeve për ballafaqimin dhe tejkalimin e sëmundjes së kafshëve “Gjuha e kaltër” në nivel rajonal.

Ndër të tjera, Kajtazi ka thënë se Kosova gjatë viteve të paraqitjes së kësaj sëmundjeje nuk është atakuar në nivele të larta të saj.

“Megjithatë rasti i bartjes së sëmundjeve tjera të shfaqura në regjion, siç ka qenë rasti i ‘Lumpi Skin Deseas’ vitin e kaluar, është mësimi më i mirë që si shtete duhet të veprojmë në këto raste. Andajjemi të gatshëm që të bashkëpunojmë dhe të bashkëveprojmë në drejtim të parandalimit dhe çrrënjosjes së sëmundjes ‘Gjuha e kaltër’ dhe sëmundjeve tjera që mund të paraqiten”, tha Kajtazi, duke shprehur gatishmërinë e Kosovës për krijimin e kanaleve të përhershme të komunikimit në mes të institucioneve të vendeve të Evropës Juglindore në drejtim të vlerësimit dhe menaxhimit të rrezikut, si dhe kontrollit dhe modeleve të çrrënjosjes së kësaj sëmundjeje.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe ujit Tepelena

Elfije Boletini

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Ekonomi
Kalo në kategori