Kairo është një nga metropolet më të mëdha të botës. Po aq i bukur, sa edhe i çmendur dhe po aq i pasur me tregime dhe rrëfime historike dhe rrënoja të panumërta me vlerë muzeale.
Kairo është qyteti i dashurisë dhe urrejtjes, mes smogut dhe trafikut të çmendur, faktorë të cilët të pushtojnë çdo sens, ky vend mitik është më shumë se sa ju keni parashikuar.
Plot energji, Kajro është portretizimi i jetës moderne egjiptiane dhe stilit kontroversal të rrugës. Të gjitha udhëtimet në Egjipt janë të paplota nëse nuk keni kaluar disa ditë në Kairo.
I vendosur krah deltës së lumit Nil, Kairo, i ka rezistuar historisë së botës, duke prodhuar ngjarje të jashtëzakonshme, rrënjët e të cilave i gjen ende sot. Kompleksi i Piramidave të Gizës, qyteti antik i Memfisit janë vetëm një pjesë e historisë së këtij qyteti, që renditet në klasifikim si i 15-ti ndër metropolet më të mëdha të botës e njëkohësisht një megapolis i antikitetit.
Kairo modern është themeluar në vitin 969 të erës sonë nga dinastia Fatimid. Që prej kësaj periudhe e deri më tani, ky qytet është konsideruar si një pikë ku takohen ideologji politike, besime dhe kultura të panumërta. Për më shumë se dy shekuj, të gjithë e kanë konsideruar si “Qyteti i 1000 minareve”, për shkak të numrit të madh të tyre në qytet.
Piramidat e Gizës
Piramidat e Gizës janë destinacioni i parë turistik, që turistët e shumtë vizitojnë në Kairo. Të shtrira në kufijtë e qytetit, këta katër tempuj funebër të katër dinastive që kanë drejtuar qytetin, kanë intriguar gjatë gjithë ekzistencës së tyre eksplorues nga e gjithë bota. Ky kompleks nekropolit përbëhet nga Piramida e Keopsit, Piromida e Kferit, Piramida e Menakurit dhe Tempulli i Sfinksit.
Piramida e Keopsit
E quajtur ndryshe Piramida e Kufusë, është piramida më e madhe e kompleksit të Gizës, interieri i këtij varri monumental mund të vizitohet nga turistët kuriozë, për të parë gravurat murale dhe një sarkofag të hapur të monarkut Kufu, i cili drejtoi Dinastinë e Katërt gjatë periudhës së parë të Mbretërimit Antik.
Tempulli i Sfinksit
Kjo figurë mitike, e cila qëndron në hyrje të kompleksit, është vendosur aty për të ruajtur trupat e faraonëve, të cilët sipas besimit të Egjiptianëve të lashtë, do të preknin përjetësinë.
Muzeu Solar i Varkës
I vendosur pas Piramidës së Keopsit, Kufusë, ky muze që përmban një pjesë të vetme kushtuar Varkës së Diellit, e ndërtuar pikërisht për faraonin Kufu, i cili ishte i apasionuar pas lundrimit.
Xhamia Al – Azhar
Xhamia Al-Azhar është një nga ndërtesat më delikate të Kairos, e ndërtuar në periudhën e dinastisë Fatimid. Ajo është gjithashtu një ndër xhamitë më të vjetra të mbijetuara e cila përfundoi së ndërtuari në vitin 972 përpara erës sonë.
Kjo xhami ka luajtur gjithashtu rolin e një prej universiteteve të para, i cili në gjuhën vendase merr emrin Caliph El-Aziz, këtë status kjo xhami e mori në viti 988 përpara erës sonë.
Sot Universiteti Al-Axhar është ende një ndër qendrat më të rëndësishme të studimeve teologjike në të gjithë botën Islame.
Kjo xhami, e cila ka një strukturë të veçantë, ka po ashtu edhe një sërë toponimesh të tilla sa i përket zonave të godinës. Hyrja kryesore quhet ndryshe “Porta e Berberëve”, e cila ndahet nga muri më i vjetër i godinës, që me ligj nuk iu takon arabëve dhe është ndërtuar nga Abbas-i i II.
Pasi të lini këpucët tuaja në hyrje, drejtojuni qendrës së oborrit të brendshëm dhe në të djathtën tuaj do të gjeni El-Taibarsiya, medresenë e cila ka dhe një minaret, ku besimtarët zhvillojnë faljen e tyre që prej vitit 1309. Nga qendra e oborrit ju do të keni mundësinë të sodisni edhe pamjen më të mirë të pesë minareve dhe të një hapësire spiriruale, e cila shtrihet në 3000 metra katrorë.
El Fishawy
Kafeteria më e vjetër dhe e famshme në Kairo është pikërisht Fishawy, ku mund të gjeni kafenë arabike të servirur me shurup dhe çajrat me shije shumë ekzotike.
Muzeu historik i Egjiptit
Koleksioni mahnitës, që shfaqet në Muzeun Historik të Kairos në Egjipt, duhet patjetër të jetë në qendër të vëmendjes suaj për t’i kushtuar disa orë përhumbjes në historinë komplekse për të bukurën e këtij vendi mistik. Ndër kryeveprat që do të gjeni brenda këtij muzeu, është edhe një galeri kushtuar një prej faraonëve më të famshëm, i cili u nda nga jeta fare i ri, Tutankamon. Sarkofagu dhe maska mortore e tij gjenden pikërisht në këtë muze.
Pazari i vjetër Khan El – Khalili
Khan el – Khalili mund të konsiderohet si eksperienca më e mrekullueshme e blerjes. Ky Pazar i vjetër është një labirint koleksionesh, ku mund të gjesh thuajse gjithçka ju shkon në mendje nga një vend antik dhe multikultural.
Pjatat Tradicionale Ful Medames
Një ndër pjatat më të famshme të kuzhinës egjiptiane, e cila përbëhet nga një përpunim pureje e fasuleve, e shoqëruar me vaj ulliri, hudhra dhe lëng limoni.
Pija Tradicionale Sahlab (Salep)
Baza e kësaj pijeje është rrënja e orkidea-s së purpur4 e shoqëruar me fara susami, fëstëkë, arrë kokosi, sheqer, qumësht dhe e mbuluar me copëza rrushi të thatë dhe arra. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Bëhuni gati për një enigmë që do t’ju lodhë: A mund ta “thyeni kodin” në 25 sekonda?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Shigjetari: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën