Artisët e njohur, Yll Limani dhe Dafina Zeqiri, vetëm dy ditë më parë sollën bashkëpunimin e tyre të dytë.

"Kaje" mban titullin kënga e tyre, të cilën e kompletuan mjaft mirë edhe nga ana vizuale.


Dhe ky projekt u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku pasi vetëm për këtë kohë të shkurtër mblodhi dy milionë klikime.

IMG 8943 Foto:YouTube

Kjo është parë edhe nga reagimet e publikut, komentet e të cilëve kanë qenë kryesisht pozitive.

Dafina dhe Ylli ndërkaq janë dy nga zërat më të pëlqyer e më të vlerësuar në estradë.

IMG 8944 Foto: YouTube

Veç kësaj, ata janë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte anë e mbanë trojeve shqiptare.

Kujtojmë që të njëjtit realizuan një duet të suksesshëm edhe dy vite më parë të quajtur, "Mos shko". /Telegrafi/

https://m.youtube.com/watch?v=xogSgAE-6ws&pp=ygUYZGFmaW5hIHplcWlyaSB5bGwgbGltYW5p