LAJMI I FUNDIT:

Kafshohet një fëmijë katër vjeçar nga një tufë qensh, lufton për jetë

Kafshohet një fëmijë katër vjeçar nga një tufë qensh, lufton për jetë

Fëmija katër vjeçar nga fshati Baçishtë e Kërçovës është në gjendje kritike është sjellur dje në Qendrën urgjente, sepse ishte sulmuar nga një tufë qensh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:30 kur fëmija ka dalë nga shtëpia dhe përmes arës ka dashur të kalojë në shtëpinë e fqiut. Në atë moment është sulmuar nga një tufë qensh të cilët kanë ardhur nga ferma e fqiut me dele në pronësi të SH.V. (49).


Nga policia thonë se është kryer inspektim, kurse dokumentim i plotë i rastit kundër SH.V. do të dorëzohet padi penale. /Telegrafi/