LAJMI I FUNDIT:

Kadyrov thotë se do të largohet për një kohë “të gjatë” nga pushteti

Kadyrov thotë se do të largohet për një kohë “të gjatë” nga pushteti

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë, tha në Telegram më 3 shtator se po planifikon të marrë një pushim “të pacaktuar dhe të gjatë” nga posti i tij, megjithëse disa ekspertë vunë në dyshim sinqeritetin e njoftimit të tij.

45-vjeçari Kadyrov ka qeverisur republikë ruse të Çeçeninsë që nga viti 2007 dhe është udhëheqësi më jetëgjatë i një rajoni rus.


“E kuptova që kam mbajtur këtë pozicion për një kohë të gjatë”, ka shkruar ai. “Mendoj se ka ardhur koha [për të lënë pushtetin]”.

Është e paqartë se çfarë do të bëjë më pas Kadyrov, i cili besohet se ka marrëdhënie të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.

Nën sundimin e tij, rajoni është akuzuar për shkelje masive të të drejtave të njeriut.

Kadyrov në mars thuhet se udhëtoi për në Ukrainë, ku besohet se anëtarët grupit të tij luftojnë përkrah forcave të rregullta ruse.

Njësitë paramilitare çeçene gjerësisht konsiderohen si forca të frikshme ushtarake. Në të kaluarën janë dislokuar, gjoja me autorizimin e Qeverisë, në lindje të Ukrainës, por edhe në shtetet e tjera si Siria. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori