LAJMI I FUNDIT:

Kadriu: I kemi përfunduar përgatitjet teknike dhe akademike për fillimin e vitit shkollor në Mitrovicë

Kadriu: I kemi përfunduar përgatitjet teknike dhe akademike për fillimin e vitit shkollor në Mitrovicë

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, ka folur për përgatitjet në aspektin teknik dhe akademik për fillimin e vitit të ri shkollor.

Përjashtuar investimin në shkollën “Eqrem Qabej” dhe në “Bislim Imeri”, ajo ka thënë se të gjitha përgatitjet kanë përfunduar.


Kadriu ka thënë se është rritur buxheti për investime kapitale në sektorin e arsimit.

“Përgatitjet teknike për të gjitha shkollat e Mitrovicës janë bërë, në materialin që ju e keni marrë do ta shihni që këtë vit, buxheti për investime kapitale në sektorin e arsimit është rritur më shumë se në 900 mijë euro, për dallim nga viti 2021 që ishte 130 mijë, ose viti 2022 që ishte diku 350 mijë euro”, ka thënë Kadriu.

Ndërsa ka përmendur vështirësitë teknike në dy shkolla.

“Vështirësi teknike, i kemi edhe tri deri katër ditë që të përmbyllim investimin në shkollën ‘Eqrem Qabej’ dhe nyjet sanitare në shkollën ‘Bislim Imeri’ në Kqik, përndryshe të gjitha përgatitjet, me staf akademik, me personel, i kemi të gatshëm që nesër të fillojnë vitin shkollor”, ka thënë ajo.

Kadriu ka thënë se këtë vit e kanë shpallur moton “Lexojmë dhe shkruajmë për të kuptuar”.

“Të gjithë mësimdhënësit këtë vit janë ftuar që në të gjitha nivelet e kurrikulës, shkallët, dhe përmbajtjes shkencore t’i zhvillojnë duke adaptuar strategjitë e mësimdhënies dhe duke i zhvilluar kompetencat e të lexuarit dhe të shkruarit për ta rrit të kuptuarit e nxënësve dhe për ti rritur njohuritë. Javën e kaluar, në takimin me drejt shkollash e kemi shpallur moton dhe kemi shpërndarë materialet, në bazën e të cilave materiale, shkollat do të vazhdojnë të punojnë në frymën e zhvillimit të strategjive të mësimdhënies që I zhvillojnë këto dy kompetenca”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se këtë vit e kanë funksionalizuar komisionin për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta ku sipas saj janë rreth 46 fëmijë.

Gjithashtu ka thënë se kanë funksionalizuar komisionet për braktisjet, duke theksuar se kanë aprovuar kodin e etikës, mirësjelljes dhe veshjes së mësimdhënësve. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori