Ismail Kadare shumë herë është nominuar për çmimin më të rëndësishëm në letërsinë botërore – Çmimin Nobel, por asnjëherë s’e ka fituar atë.
Ka shumë shkrimtarë tjerë, më pak të njohur se Kadare që e kanë rrëmbyer këtë çmim, ndaj jo pak kush, sidomos në trevat shqiptare, mendon se mbase Nobeli është i korruptuar, por kështu s’mendon edhe vet Kadare.
“Nuk mendoj se çmimi Nobel është i korruptuar”, ka thënë ai në një bashkëbisedim me lexues në teatrin e Klan Kosovës.
“Flitet për këtë çmim shumë, ka gjithfarë lloj atributesh për të, aq më pak mua nuk më përket të gjykoj një çmim, në të cilin kam qenë vet i propozuar, të cilin nuk e kam marrë dot, por shumica e atyre që propozohen nuk e marrin”, ka pohuar Kadare.
“Sinqerisht, nuk mendoj se është i korruptuar. Atë një njeri do ta marri në botë – si do që të jetë do të ketë të pakënaqur. Dhe unë e di që edhe këtu tek ne – më duket sikur e kam thënë edhe herë të tjera – sikur më bëjnë fajtor që s’e kam marrë dot”.
Kadare tha se e vlerëson shumë vet çmimin, por edhe zhurmën që bëhet rreth tij, njofton Klan Kosova.
Sipas shkrimtarit, kjo gjë është e mirë për vet letërsinë, porse edhe nëse s’e fiton kurrë këtë çmim, s’ka pse një gjë e tillë të shihet si shumë dramatike.
“Ndoshta do ta fitoj më vonë, nuk i dihet, por unë nuk e marrë këtë gjë dramatikisht. Përkundrazi, e quaj një gjë shumë pozitive që për fat të mirët të letërsisë ka disa javë – kur vjen koha e Nobelit – që njerëzimi përqendrohet tek ky çmim”, tha ai. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City