Ismail Kadare është fituesi i çmimit të njohur koreano-jugor të letërsisë, “Pak Kyong-ni”, si mirënjohje për artin e tij me vlera sociale, që buron nga përvoja historike e popullit shqiptar, raporton agjencia Yonhap.
”Kadare, 83 vjeç, ka qenë një nga autorët më me ndikim në Evropë që nga debutimi i tij i parë në vitet 1960. Në 2005 u bë shkrimtari i parë që mori çmimin Man Booker International për të gjithë punën e tij. Është kandiduar shpesh edhe për çmimin Nobel në Letërsi”, shkruan ”Korean Herald”. ”Debutoi në vitin 1963 me ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, ndërkohë që në veprat e tij më të mira përfshihen edhe ‘Kështjella’, ‘Prilli i thyer’ dhe ‘Lulet e ftohta të marsit’”.
”Shqipëria ka qenë një nga kombet më të izoluara në Evropë. Ishte një vend komunist nën regjimin diktatorial”, deklaroi Kadare gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot në Qendrën e Shtypit në Gwanghwamun.
Shqipëria ishte vendi i fundit në Evropë që përjetoi rënien e regjimit komunist në vitet 1990. Duke luftuar kundër shtypjes qeveritare, Kadare kërkoi të migronte në Paris pak kohë përpara rënies së regjimit.
“Kur librat e mi u botuan për herë të parë në botën perëndimore, këto vende ishin kombet që Shqipëria i kishte etiketuar si armiq”, tha Kadare. ”Mendohej që të drejtat e njeriut nuk respektoheshin në Shqipëri. Duke shkruar romane në një komb të tillë, unë u gjenda në një situatë të çuditshme. Përvojat duhet të reflektoheshin në veprat e mia”, shton ai.
Ai njihet për përdorimin e miteve dhe fabulave për të satirizuar regjimin komunist.
“Nuk jam i vetmi që përdor imagjinatën për të shkruar. Satira praktikohet në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera komuniste”, tha ai duke iu referuar këtij zhanri si “një fantazi e përpunuar e historisë”.
“Për mua dhe shkrimtarët e tjerë, satira është një mënyrë për të shprehur mendimet tona kundër shtypjeve të pushtetit të regjimeve komuniste”, deklaroi ai.
Ceremonia zyrtare do të zhvillohet të shtunën në Toji Cultural Center në Wonju, në provincën e Gangwonit. Vlera e këtij çmimi është 100 milionë won (84 173 dollarë). /ata/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të Bismarckut: Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!
Piktori shqiptar që theu rregullat e socrealizmit, jetën e të cilit e shkatërroi komunizmi
MILINGONA
“PSE SHKOVE”
“Zona e interesit” është portretizimi i fajësisë
I ÇMENDURI QË ECTE ME KËMBËT E TIJ
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia