LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Taksa forcoi subjektivitetin dhe dinjitetin shtetëror të Kosovës

Kadaj-Bujupi: Taksa forcoi subjektivitetin dhe dinjitetin shtetëror të Kosovës

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar lartë vendimin e Qeverisë Haradinaj për taksën 100%  ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Kadaj-Bujupi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me taksën prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, është dëshmuar praktika e vendosjes së shtetit para pushtetit.


Postimi i plotë deputetes Kadaj-Bujupi:

”Janë bërë më se dy muaj që prej kur Qeveria Haradinaj vendosi taksë prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky vendim shpërfaqi e forcoi subjektivitetin dhe dinjitetin shtetëror të Republikës. Një praktikë normale që lindi pas njëzet viteve në Kosovë. Praktika e vendosjes së shtetit para pushtetit. Pavarësisht çmimit. #Taksa”, ka shkruar Kadaj-Bujupi. /Telegrafi/