LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi për përgjimet: Bashkë me PDK-në e LDK-në po heshtë edhe AAK-ja

Kadaj-Bujupi për përgjimet: Bashkë me PDK-në e LDK-në po heshtë edhe AAK-ja

Lëvizja Vetëvendosje mbajti një konferencë për media, ku përfaqësues të kësaj partie folën për përgjimet e fundit të bisedave të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe shumë zyrtarëve të tjerë.

Anëtarët e kryesisë së kësaj lëvizje Donika Kadaj dhe Xhelal Sveçla në një konferencë të e ftuan prokurorinë që t’i hetojë përgjimet e aferës Pronto 2.


Ata po ashtu, kritikuan heshtjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj këtyre skandaleve, me ç’rast i kërkuan LDK-së që të dalë nga koalicioni.

Ata u shprehën se kjo është skema e krimit që po udhëheq me Kosovën, të drejtuar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Deputetja e këtij subjekti politik, Donika Kadaj – Bujupi, ka kritikuar rëndë partinë që qeverisë me PDK-në, por edhe partinë ku ishte deri pak muaj më parë, atë të Ramush Hardinajt.

“Derisa përditë po dalin skandale shumë të rënda për Hashim Thaçin, Isa Mustafa në vend që të distancohet, po jep deklarata që ‘Thaçi është president i shkëlqyer’. Kjo është shumë e dhimbshme kur kemi parasysh që votuesit e LDK-së e mbështetën Isa Mustafën dhe LDK-në, pikërisht duke qenë se iu premtua lufta kundër klanit ‘Pronto’. Sot mjerisht, LDK-ja nuk nxjerr asnjë zë për këto afera kriminale. Ky qëndrim i LDK-së është në kundërshtim edhe me vullnetin e anëtarësisë së këtij subjekti”, tha Kadaj.

Tutje, ajo shtoi se edhe heshtja e AAK-së është tregues i qartë i marrëveshjeve të fshehta të kësaj partie me PDK-në, të cilat filluan që kur AAK filloi të heq vijat e kuqe për koalicion me këtë të dytën.

Në fund iu bë thirrje LDK-së që të prishë koalicionin me kriminelët që kanë shkatërruar gjithçka në Kosovë, ndërsa u kërkua nga AAK që të heq dorë nga marrëveshjet me po këta kriminelë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori