LAJMI I FUNDIT:

Kaçaniku dhe Hani i Elezit njoftohen për fillimin e implementimit të Programit Nacional për Rininë

Kaçaniku dhe Hani i Elezit njoftohen për fillimin e implementimit të Programit Nacional për Rininë

Ekipi i zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, takuan sot drejtorët e shkollave të Komunës së Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Në këtë takim Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri dhe Këshilltari Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Gëzim Zeqiri shpalosën Programin Nacional për Rininë dhe i njoftuan drejtorët për fillimin e garë që nga java e ardhshme.


Zëvendësministri Guri tha se secili nxënës do ta ketë mundësinë të jetë pjesë e Programit Nacional për Rininë. “Ky Program do të jetë stimulues për të gjithë nxënësit dhe do të aktivizojë ata në garat në dituri, kreativitet kulturor e mendim kritik, si dhe në sport. Kështu, Programi Nacional do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë. Ky program e ka përkrahjen e Ministrisë së Arsimit dhe ne do ta mbështetim Koordinatorin gjatë gjithë procesit”, tha Guri.

Kurse, Drejtori Komunal i Arsimit në Hanin e Elezit, Menduh Vlashi tha se ky projekt është i mirëseardhur dhe i dobishëm për nxënësit. Programi u vlerësua pozitivisht edhe në Kacanik. Drejtori i arsimit në Kaçanik Zahir Doda tha se një program i tillë iu ka munguar shkollave të Kosovës dhe do të jetë shumë i dobishëm për nxënësit dhe për rininë në përgjithësi.

Takimet me drejtorët e shkollave u përmbyllën duke shprehur kënaqësinë për punën e mirë që po bëhet dhe përkushtimin për të kontribuar bashkërisht në këtë rrugëtim.

Programi Nacional për Rininë përfshinë tri fusha: Garën në Dituri, Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe në Sport. Gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik do të fillojë më 19 shkurt të këtij viti.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori