LAJMI I FUNDIT:

Kaçanik, gjatë punimit në tokën e tij gjeti granata dore, mina e mjete tjera shpërthyese

Kaçanik, gjatë punimit në tokën e tij gjeti granata dore, mina e mjete tjera shpërthyese

Një person në Kaçanik ka informuar se gjatë punimeve në pronën e tij kishte hasur në disa mjete të dyshuar eksploduese.

“Njësia e për deminim e PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e njëzet e pesë (25) granata dore, njëmbëdhjetë (11) mina anti-këmbësorike, tre (3) detonator dhe një (1) ndezës hundor për mortajë të dorës.


Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuar eksploduese dhe kanë filluar gërmimin”, njofton policia. /Telegrafi/