LAJMI I FUNDIT:

Kablloja e këputur e tensionit të lartë vret 26 persona në një treg në Kongo

Kablloja e këputur e tensionit të lartë vret 26 persona në një treg në Kongo

Të paktën 26 persona kanë vdekur pasi u goditën nga rryma nga një kabllo elektrike në rënie në një treg në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kablloja e tensionit të lartë u këput dhe ra mbi shtëpi dhe njerëz që bënin pazar pranë kryeqytetit Kinshasa të mërkurën.


Pamjet e pa verifikuara të postuara në mediat sociale duket se tregojnë pasojat e incidentit, me disa trupa të palëvizshëm në pellgje uji.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi prishjen e kabllos së energjisë.

Por në një deklaratë, kompania kombëtare e energjisë elektrike e Kongos tha se besonte se rrufeja kishte goditur një pjesë të kabllos, duke shkaktuar rënien e saj në tokë.

Policia tha se kolapsi ndodhi në lagjen Matadi-Kibala në periferi të Kinshasa dhe se një numër njerëzish vdiqën në vend.

Mediat vendase raportojnë se shumica e viktimave janë femra.

“Kabeli u këput dhe pjesa e drejtpërdrejtë e tij ra në një kanal që ishte mbushur me ujë pas shiut të mëngjesit”, ka bërë të ditur për agjencinë e lajmeve AFP Charles Mbutamuntu, zëdhënës i qeverisë provinciale Kinshasa.

Mbutamuntu tha se trupat ishin dërguar në morg dhe një hetim mbi incidentin ishte duke u zhvilluar.

Kryeministri Sama Lukonde vizitoi tregun më vonë të mërkurën. Në komentet e postuara në Twitter, ai e përshkroi incidentin si një “aksident të tmerrshëm”, duke shtuar: “Unë ndaj dhimbjen e madhe të familjeve. Mendimet e mia janë gjithashtu me të gjithë të lënduarit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori