Shpesh po dëgjohet se bota po merr frymë sërish. Me burrat dhe gratë që prezantoi presidenti i zgjedhur amerikan, si anëtarë të kabinetit të tij, është skicuar rruga për një ndryshim radikal kursi në politikën amerikane.
Më në fund.
Në të ardhmen nuk do të ketë më diskutime për postimet e çmendura në Twitter dhe teoritë më të çuditshme të konspiracionit që dominuan të gjitha raportimet SHBA.
Sërish do të bëhet fjalë për përmbajtje. Strategji politike dhe koncepte.
Sërish do diskutohet për multilateralizëm, për aleanca globale dhe synime të përbashkëta politike në axhendën e përbashkët.
Në rend të ditës do mbetet çështja e trajtimit të duhur të Kinës, por në këtë rast nuk do të kemi të bëjmë me tregime muskujsh. E njëjta gjë vlen edhe për Kubën, Venezuelën, Iranin, Afganistanin dhe gjithë krizat e tjera të mëdha në politikën e jashtme.
Në këto momente mund të ndihet sërish diçka nga Amerika e vjetër dhe nga ajo aktualja: Një vend ku forcat drejtuese politike janë ekspertë në fushën e tyre, me mençuri dhe njohuri, por sidomos me përvojë disavjeçare.
Në të bën pjesë Antony Blinken, një diplomat shumëvjeçar që beson me këmbëngulje në aleancat globale dhe dëshiron përballet me Kinën. Ose Janet Yellen, që është gruaja e parë që do të drejtojë ministrinë e Financave. Alejandro Mayorkas, si shef i ministrisë për Mbrojtjen e Mjedisit është një njeri që ka emigruar vetë nga Kuba dhe që do të jetë tani ndër të tjera përgjegjës për kufirin amerikano- meksikan. Në Evropë gëzimin e ka shtuar zgjedhja e John Kerry-t si këshilltar për çështjet e klimës. Me zgjedhjen e një prej arkitektëve të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, Joe Bideni ka vendosur në krah një njeri që i është dedikuar prej vitesh luftës kundër krizës së klimës.
Duke qenë njeriu me kontaktet më të shumta në botë, ai do të lidhë aleanca të rëndësishme vetëm nëpërmjet kontakteve të tij personale. Kabineti i Joe Bidenit jo vetëm që të kujton rolin drejtues që SHBA ka pasur dikur, por të kujton edhe një botë që ka qenë karakterizuar nga ideologjitë dhe principet. Shpresa se kemi të bëjmë me një gjë që është më shumë se sa një ribotim, se e ardhmja mund të jetë më e mirë se sa e kaluara, është e justifikuar.
Sepse kabineti jo vetëm që karakterizohet nga ekspertët, por pasqyron me diversitetin e tij realitetin amerikan: afro-amerikanë, latino, aziatikë dhe një seri grash që marrin pjesë për herë të parë në këtë numër në një kabinet. Ata sigurisht që të gjithë do të sjellin përvojat e tyre biografike dhe kompetencat përkatëse. Çfarë fitoreje!
Joe Biden, jo vetëm që është presidenti i parë i zgjedhur që ka një zëvendëspresident që nuk është i bardhë, por është edhe presidenti i parë që mundohet të reflektojë diversitetin e çmueshëm të vendit të tij.
Por, rruga drejt të ardhmes nuk do të jetë e lehtë. Në varësi se cila parti do të vendosë shumicën në Senat, kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha të qeverisë së re: Një Senat me shumicë republikane do i vendosë stërkëmbësin presidentit aty ku të mundet, për ta penguar në përmbushjen e detyrave.
Një detyrë tjetër gjigande është të bindë për politikën e tij 70 milionë njerëzit që ia kanë dhënë votën Donald Trumpit. Të bindë ata për vlerat e një demokracie me bashkëpunim ndërkombëtarë dhe për atë që diversiteti i kabinetit nuk është vepër e djallit, por pasqyron thjesht realitetin e vendit.
Udhëheqja e re e ShBA-së ka përpara shumë punë për të bërë. Shumë gjëra mund të shkojnë keq. Edhe këta njerëz do të bëjnë gabime, megjithë përvojat që kanë. Edhe ata do të marrin vendime që do të jenë në favor të interesave të SHBA, pra kundër dëshirave të aleatëve të ngushtë. Prandaj nuk ka vend për të bërë lëvdime naive, pa rezerva, por sidoqoftë për një lehtësim të dukshëm. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën