Në zonën e Çakorrit, u mbajt një protestë paqësore nga banorë dhe aktivistë nga Peja, Plava dhe Gucia.

Me sloganin “Mjaft me izolim!”, protestuesit do të kërkojnë funksionalizimin e rrugës dhe hapjen e pikës kufitare në Çakorr, që do të mundësonte lidhje më të lehtë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.


Organizatorët kanë theksuar se kërkesa për hapjen e kësaj pike kufitare është e kahershme dhe lidhet me lëvizjen e lirë dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

Muhamet Nikqi, njëri nga organizatorët e protestës deklaroi se rëndësia e kësaj proteste është që të hapet kufiri në Çakorr dhe të funskionalizohet rruga.

"Rëndësia e kësaj proteste është sot që të hapet një rruga, një pikë kufitare

dhe bëhet rruga e kalueshme, e cila është e marume para njëqind vjetëve, në vitin njëmijë e nëntëqind e njëzet e pesë, ndërsa në vitin njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë është e mbyllë

dhe nuk qarkullon, është krijuar një tampon te këto piramide që janë këtu afër sikur një mur i Berlinit", tha ai.

Nikqi e sheh këtë pengesë sikurse një mur të Berlinit, që duhet të hiqet për t'u mundësuar banorëve nga të dyjat anët e kufirit një lëvizje më të lirë.

"Muri i Berlinit shekulli XXI, nëse kërkonin Ballkan, është pikërisht këtu

te piramidat, gjithsesi me peticione në të gjitha rrugët ligjore.

Në qoftë se nuk aplikohen, atëherë na duhet të shohim si po shkon", shtoi njëri ndër organizatorët e protestës.

Ndërsa, hoxha nga Gucia, Alen Shaboviq, deklaroi se do të vazhdojnë me protesta deri në hapjen e pikës kufitare.

"Unë kam dëshirë, t'i realizojmë protestat derisa të heqin këto piramida këtu dhe kurrë më mos të ekzistojë", tha ai.

Ndërkohë, Telegrafi ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Infrastrukturës, por asnjëra prej tyre nuk ka pranuar te përgjigjet.

Telegrafi do të vazhdojë të raportojë për këtë situatë, ndërsa ju shikues dhe lexues mund të na shkruani edhe në lokale@telegrafi.com.



25/04/2026 14:11- Përfundon protesta në Çakorr – qytetarët kërkojnë hapjen e pikës kufitare dhe funksionalizimin e rrugës


Ka përfunduar protesta në Çakorr, që u mbajt me sloganin “Mjaft me izolim”.

Protestuesit kanë kërkuar hapjen e një pike kufitare dhe funksionalizimin e rrugës.

Organizatorët e protestës kanë theksuar se do të vazhdojnë me protesta dhe peticione deri në hapjen e pikës kufitare.

25/04/2026 13:25- Nikqi: Do të vazhdojmë me protesta e peticione deri në hapjen e pikës kufitare


Njëri ndër organizatorët e protestës në Çakorr, Muhamet Nikçi ka thënë se me anë të kësaj proteste po kërkojnë hapjen e pikës kufitare dhe që rruga të bëhet e kalueshme.

“Rëndësia e kësaj proteste është që të hapet një pikë kufitare dhe të bëhet rruga e kalueshme e cila është e ndërtuar para 100 vitesh, në vitin 1925, ndërsa në vitin 1999 është mbyllur. Është krijuar një bllokadë tek këto piramida, sikur një mur i Berlinit. Nëse e kërkoni një muri të Berlinit në shekullin XXI atëherë kjo është tek piramidat... Andaj ne do të vazhdojmë me protesta dhe peticione deri në hapjen e pikës kufitare dhe funksionalizimin e rrugës”, tha ai.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë me protesta dhe peticione deri në hapjen e pikës kufitare dhe funksionalizimin e rrugës.

25/04/2026 12:35- Nis protesta në Çakorr për hapjen e pikës kufitare dhe funksionalizimin e rrugës


Banorë dhe aktivistë nga Peja, Plava dhe Gucia, kanë nisur protestën e paralajmëruar me kërkesën kryesore funksionalizimin e rrugës dhe hapjen e pikës kufitare në Çakorr, që do të lidhte më lehtë Kosovën me Malin e Zi.

Një numër i qytetarëve kanë protestuar duke kërkuar hapjen e pikës kufitare dhe funksionalizimin e rrugës.

Gjatë protestës po ashtu janë vendosur letra me mbishkrimet “rrugët nga lidhin, zhvillimi na bashkon”, zhvillimi fillon aty ku fillon rruga”, etj.

25/04/2026 08:25- Publikohet agjenda për protestën e paralajmëruar më 25 prill për hapjen e pikës kufitare në Çakorr

Publikohet agjenda për protestën e paralajmëruar më 25 prill për hapjen e pikës kufitare në Çakorr

Një protestë paqësore është paralajmëruar të mbahet më 25 prill 2026 në zonën e Kutllovës-Çakor, me qëllim kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për hapjen dhe funksionalizimin e pikës kufitare në këtë pjesë.

Organizatori i protestës, Muhamet Nikqi, përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se tubimi do të mbahet në orën 12:00, te vendi i njohur si “Piramidat”, dhe pritet të zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga të dy anët e kufirit, përkatësisht nga qytetarë të Kosovës dhe të Malit të Zi.

Lajmi i plotë>>>

25/04/2026 08:24- Një pikë kufitare, shumë përfitime - çfarë do të sillte hapja e Çakorrit për qytetarët e Kosovës dhe të Malit të Zi?

Foto: Arkiv/Ilustrim

Të shtunën, më 25 prill, banorët e Pejës, Plavës dhe Gucisë do të protestojnë në mënyrë paqësore me qëllim hapjen e pikës kufitare në Çakorr dhe funksionalizimin e rrugës.

Nga Komuna e Pejës kanë deklaruar për Telegrafin se kjo rrugë është regjionale dhe nuk është nën kontrollin e tyre administrativ, ndërsa kanë kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që ta funksionalizojë atë.

Lajmi i plotë>>>

25/04/2026 08:23- Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill - heshtje nga ministritë

Banorë dhe aktivistë nga Peja, Plava, Gucia dhe Andrijevica kanë paralajmëruar një protestë paqësore më 25 prill, me kërkesën kryesore funksionalizimin e rrugës dhe hapjen e pikës kufitare në Çakorr, që do të lehtësonte lidhjen mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Protesta do të mbahet nën sloganin “Mjaft me izolim!” dhe pritet të zhvillohet në zonën Kutllovë– Kuçishtë, në malin e Çakorrit. Organizatorët kërkojnë nga institucionet qendrore në Kosovë dhe në Mal të Zi që të trajtojnë këtë çështje si prioritet dhe të mundësojnë hapjen e pikës kufitare.

Lajmi i plotë>>>

25/04/2026 08:22- Me vetiniciativë të banorëve të Pejës, Plavës dhe Gucisë hapet rruga në Çakorr për protestën e 25 prillit

Banorët e zonave të Pejës, Plavës dhe Gucisë kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste më 25 prill, me kërkesë kryesore hapjen e pikës kufitare në Çakorr dhe funksionalizimin e rrugës në këtë zonë.

Protesta pritet të nisë në orën 12:00, nën sloganin “Mjaft me izolim” dhe do të mbahet në zonën Kutllovë– Kuçishtë, në malin e Çakorrit.

Lajmi i plotë>>>

25/04/2026 08:21- “Mjaft me izolim”: Më 25 prill protestë për hapjen urgjente të pikës kufitare në Çakorr

Banorë dhe aktivistë nga Peja, Plava, Gucia dhe Andrijevica, kanë paralajmëruar një protestë paqësore më 25 prill me kërkesën kryesore funksionalizimin e rrugës dhe hapjen e pikës kufitare në Çakorr, që do të lidhte më lehtë Kosovën me Malin e Zi.

Lajmi i plotë>>>