LAJMI I FUNDIT:

Kabineti i zv. kryeministrit të Maqedonisë u kundërpërgjigjet kritikave për IPA fondet

Kabineti i zv. kryeministrit të Maqedonisë u kundërpërgjigjet kritikave për IPA fondet

Pas reagimeve dhe kritikave të shumta për uljen e IPA fondeve për Maqedoninë, me një deklaratë drejtuar Telegrafit Maqedoni, ka reaguar kabineti i zv. kryeministrit të Maqedonisë.

Në reagim mes tjerash thuhet: „Me rastin e deklaratave të Komisionit Evropian, si dhe informatave të publikuara në media dhe të cilat tangojnë Sekretariatin për Çështje Evropiane si koordinator kryesor i fondeve IPA në vend, dëshirojmë t’ju informojmë rreth shkallës së mjeteve të programuara për vitin 2016 dhe gjendjes reale rreth shkallës së mjeteve të pakonfirmuara në fazën e programimit.


Sipas Dokumentit Nacional Strategjik për Republikën e Maqedonisë, mjetet financiare për vitin programues 2016 janë 91,6 milion euro. Në programimin e vitit 2016, janë programuar gjithsej 64,5 milion euro.

Nga ana e Komisionit Evropian u soll vendim për formimin e fondit rajonal për menaxhim me krizën e migrantëve në Ballkanin Perëndimor. Me këtë vendim nga të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor u alokuan mjete në lartësi prej rreth 6.5 milion euro, me çka këto mjete konsiderohen si mjete të rezervuara.

Gjithashtu, për arsye të mos përmbushjes së parakushteve për qasje sektoriale në të cilën bazohet programimi i mjeteve të IPA 2, si dhe gjendja aktuale politike në vend, nga programi vjetor i dorëzuar për vitin 2016, janë zvogëluar mjete në vlerë prej rreth 20,5 milion euro, kryesisht për nënsektorin Menaxhim me financat publike dhe sektorin për konkurrencë.

Programi për vitin 2016 është në konsultim mes resorëve të Komisionin Evropian dhe e njëjta pritet të miratohet deri në fund të vitit nga Komiteti i IPA-s në Bruksel, me çka mjetet do të vendosen në dispozicion për shfrytëzim.

Programimi i IPA mjeteve për vitet 2014-2020 është proces i vazhdueshëm. Deri më tani janë programuar IPA mjete për vitet 2014, 2015 dhe 2016, ndërsa në vazhdim janë përgatitjet për programim për vitin 2017, ku pritet të definohen programe shtesë njëvjeçare për sektorët: Demokraci dhe qeverisje, Reforma në administratën publike, Menaxhim me financat publike, Mekanizëm për mbështetje të procesit të integrimit Evropian, Programe të Unionit, Arsim, punësim dhe politikë sociale, duke përfshirë këtu edhe integrimin e komunitetit rom“,(sic)thonë nga Kabineti i zv. kryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori