Long Yixin nga Hubei i Kinës, ka treguar aftësitë e mahnitshme në manovrimin e hoverboardit, megjithëse ka vetëm 14 muaj.

Madje, vogëlushja kryen edhe lëvizje tjera dhe mbyllë sytë me kapele, ndërsa rrëshqet nëpër rrugë të hapur, transmeton Telegrafi.

“Vetëbesimi saj është shumë më i madh se i çdo të rrituri, ka aftësi të përkryera” ishte një prej komenteve të shumta.

Për të lëvizur në këtë pajisje që nuk ka frena dhe komandohet vetëm me këmbë, është mjaft e vështirë dhe një të rrituri i duhet të praktikojë për një kohë të konsiderueshme. /Telegrafi/