Presidenti i zgjedhur, Joe Biden mund të kthehet në kryeqytet për ceremoninë e inaugurimit në mënyrën se si kishte udhëtuar gjatë gjithë kohës nga shtëpia në punë: Në një tren Amtrak nga Wilmington, Delaware në Washington, DC.

Do të ishte një moment i përshtatshëm për njeriun që bëri afërsisht tetë mijë udhëtime vajtje-ardhje në të njëjtën rrugë gjatë kohës sa ishte senator dhe nënpresident - duke e fituar atë monikerin "Amtrak Joe" - dhe i cili katër vjet më parë u largua nga Uashingtoni me tren në ditën e fundit si nënpresident, raporton cnn.


201207151724 01 biden amtrak 1987 exlarge 169 1

Ekipi i inaugurimit të demokratit po shikon mundësinë që ai të shkojë më 20 janar me tren në Uashington, ku do të betohet si president i ri i SHBA-së.

Plani, i raportuar së pari nga Axios, është larg përfundimit dhe ka një pasiguri të madhe rreth të gjithë planifikimit të inaugurimit duke pasur parasysh pandeminë e coronavirusit, paralajmëruan demokratët.

Një zëdhënës i komitetit përurues të presidencës së Bidenit nuk pranoi të komentonte këtë lajm.

Ndryshe, Joe dhe gruaja e tij, Jill Biden kishin udhëtuar me tren së fundi më 30 shtator. /Telegrafi/