LAJMI I FUNDIT:

Ka qenë ndër fytyrat më të bukura në Hollywood, ndërsa tash është gjithnjë e më e vështirë ta njohësh

Ka qenë ndër fytyrat më të bukura në Hollywood, ndërsa tash është gjithnjë e më e vështirë ta njohësh
(Foto: Getty/FilmMagic)

Denise Richards prej vitesh është shënjestër e kritikave për shkak të fytyrës së saj, e cila dikur e bënte një nga aktoret më të bukura.

52-vjeçarja dikur magjepste me bukurinë, ndërsa fytyra e saj admirohej si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat, por sot publiku është i hutuar nga dukja e saj.


Tri vite më parë u largua nga spektakli televiziv “Real Housewives of Beverly Hills”, por u shfaq në një episod të ri në një nga skenat dhe i la shikuesit të befasuar.

Siç shprehen fansat , ajo kishte bërë mimika të çuditshme, ka folur ngadalë dhe turbullt… Videoja ka përfunduar në rrjetet sociale dhe ka grumbulluar kryesisht komente negative.

Dymbëdhjetë aktorët që u përpoqën të bëheshin të suksesshëm por dështuan (Foto)
Lexo po ashtu Dymbëdhjetë aktorët që u përpoqën të bëheshin të suksesshëm por dështuan (Foto)

Richards ka qenë e martuar me joshësin e njohur të Hollywoodit, Charlie Sheen, me të cilin ka dy vajza.

Biondja e famshme konsiderohej nga aktoret më të bukura dhe ishte e preferuara e të dyja gjinive dhe shumë zonja donin të dukeshin si ajo.

Megjithatë, Denise nuk u rezistuar operacioneve plastike që ndryshuan dukjen e aktores. /Telegrafi/

(Foto: Variety/Getty)