"Ka marrë rrugë jo të mirë", Jozi reagon pas thashethemeve se Loredana është në lidhje me Don Xhonin

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Jozefin Marku, ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka ndarë për herë të parë disa detaje të reja rreth projekteve të tij muzikore, jetës personale dhe, natyrisht, marrëdhënies së shumëpërfolur me Loredanën.
Historia e tyre dashurore, e cila nisi dhe u diskutua gjatë qëndrimit të Jozit në shtëpinë e BBVA, vijon të mbetet në vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të spektaklit. Por duket se marrëdhënia mes tyre nuk është më si më parë.
Në një intervistë të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Jozi reagoi për herë të parë ndaj zërave që përflasin për një lidhje të mundshme mes Loredanës dhe Don Xhonit, pas disa komenteve të tyre të ndërsjella në rrjetet sociale.
“Thjesht ka marrë një rrugë jo të mirë, mendoj unë”, – tha Jozi duke iu referuar Loredanës. “Po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme”.
@topalbania_radio Joz Marku: Loredana ka marrë rrugë jo të mirë, shoqërohet me… @ronaldo.sharka @joz_marku Për të ndjekur videot e plota të emisioneve tona mjafton të klikoni në kanalin tonë zyrtar të në YouTube . . . #topalbaniaradio #topalbania #topradio #tar #radio #radiokombetare #radiolover #uamamitopalbania #newpost #livefromtirana
Ronaldo e pyeti konkretisht nëse kishte parë komentet e Don Xhonit ndaj Loredanës, ku reperi i kishte lënë një "zemër të kuqe” dhe një tjetër koment: “Zemër je” – të dy të pëlqyera nga artistja. Por Jozi tha se nuk i merr seriozisht këto gjëra.
“Mund të bëjnë çfarë të duan fundja. Secili ka jetën e vet, thjesht disa gjëra më duken shumë të vogla”, – tha ai.
@topalbania_radio I përket së shkuarës?! Joz Marku ekskluzivisht për TAR rrëfen çfarë ka ndodhur mes tij dhe Loredanës… @ronaldo.sharka @joz_marku Për të ndjekur videot e plota të emisioneve tona mjafton të klikoni në kanalin tonë zyrtar të në YouTube . . . #topalbaniaradio #topalbania #topradio #tar #radio #radiokombetare #radiolover #uamamitopalbania #newpost #livefromtirana
Megjithatë, Jozi la të kuptohet se nuk është aspak i kënaqur me rrjedhën që ka marrë kjo histori, duke nënvizuar se disa sjellje nuk janë të hijshme dhe se e gjithë kjo nuk ka më lidhje me të.
Në fund, ai zgjodhi të mos komentojë më tej, duke e lënë të hapur mundësinë që historia me Loredanën është kapitull i mbyllur për të. /Telegrafi/


















































