LAJMI I FUNDIT:

Ka humbur kujtesën, gruaja qan çdo herë që i thuhet se ajo dhe bashkëshorti i saj janë ndarë (Foto)

Ka humbur kujtesën, gruaja qan çdo herë që i thuhet se ajo dhe bashkëshorti i saj janë ndarë (Foto)

Një grua që ka humbur kujtesën qan çdo ditë, pasi i thuhet se burri i saj e la atë pasi ajo u sëmur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Veronika Mescheryakova, 29 vjeçe, e cila vuan nga një formë akute e porfirisë, një çrregullim gjaku që mund të shkaktojë humbje të kujtesës dhe simptoma të tjera, duke përfshirë dhimbje të forta dhe probleme të frymëmarrjes.


Një operacion për të lehtësuar simptomat e saj para disa vitesh nuk arriti ta ndihmonte dhe ajo tani ka humbje afatshkurtër të kujtesës dhe gjymtyrë të paralizuar.

Për shkak të gjendjes së saj, Veronika nuk mban mend se bashkëshorti i saj ka kërkuar divorc në nëntor të vitit të kaluar.

Si pasojë, ajo çdo ditë mendon se burri i saj është në punë, por kur nuk kthehet në shtëpi gjatë natës, nëna e saj duhet t’i tregojë përsëri për divorcin, duke e lënë të shqetësuar.

Veronika, nga Kazani, Rusia, thuhet se bërtet vazhdimisht për dashurinë e saj të humbur.

Gjithsesi, arsyet e ndarjes së burrit të saj të paidentifikuar ende nuk u bënë publike.

Mediat lokale raportojnë se nëna e saj po e ndihmon të ri-mësojë se si të ecë dhe se mamaja e kujdesshme shpreson se Veronika do të lidhet një ditë me ishin e saj.

Porfiria është një grup i çrregullimeve në të cilat trupi nuk është në gjendje të pastrojë përbërësit organikë të njohur si porfirina, të cilat pastaj ndërhyjnë në operacionet normale të sistemit nervor dhe lëkurës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori