Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me njësinë e “Ekoregjionit” në Malishevë, kanë filluar aksionin për largimin e deponive ilegale të mbeturinave, në tërë territorin e Komunës së Malishevës. Sot është dita e tretë e këtij aksioni dhe brenda disa ditëve, pritet të largohen të gjitha pikat e evidentuara të grumbullimit ilegal të mbeturinave dhe në të njëjtën kohë ju bëhet thirrje qytetarëve, që të ruajnë ambientin.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, “deri më sot janë pastruar këto fshatra: Mleqan, Plloqicë e epërme, Llazicë, Gollubovc, Plloqicë e poshtme, Bellanicë, Balincë, Drenoc dhe Shkarashnik”. Morina tha se, “drejtoria ka evidentuar 124 pika ilegale të grumbullimit të mbeturinave dhe brenda njëzet ditëve, pritet të përfundoj ky aksion”.
Drejtori Morina, i lut të gjithë qytetarët që të mos i hedhin mbeturinat në ambient, por ta ruajnë ambientin. Po ashtu drejtori Morina, kujton se përjashtuar tri fshatra të Komunës së Malishevës, të gjitha vendbanimet tjera janë nën menaxhimin njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë dhe mbeturinat largohen rregullisht.
“Edhe pse janë këto pika të evidentuara, mund të them se këtë vit, vërehet një dallim i konsiderueshëm me vitet tjera, pasi edhe pikat e evidentuara, edhe sasia e mbeturinave, janë dukshëm më pakta dhe kjo tregon se çdo ditë e më tepër po e ruajmë ambientin”, tha drejtori Morina, i cili gjithashtu tha se “nuk do të ndalen së punuari, edhe në forma të ndryshme vetëdijesimi, në mënyrë që ambienti që na rrethon të jetë i pastër”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Osmani dhe Zeka në Teksas tregojnë mundësitë dhe përparësitë e investimeve në Kosovë
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë