LAJMI I FUNDIT:

Ka dy kategori poetësh…

Ka dy kategori poetësh…

Nga: Gustave Flaubert
Përktheu: Elona Caslli

Në të vërtetë ka dy kategori poetësh.


Më të mëdhenjtë, të rrallët, mjeshtrat e vërtetë, e përmbledhin brenda vetes njerëzimin. Nuk merren me veten dhe as me pasionet e tyre. E lënë mënjanë personalitetin e tyre për të përthithur personalitetin e të tjerëve. Ata riprodhojnë Universin, i cili pasqyrohet në veprat e tyre shkëndijuese, si një Univers i larmishëm, si një qiell që pasqyrohet në gjithësinë e detit, me të gjithë yjet dhe me gjithë kaltërsinë.

Ka poetë të tjerë të cilët bërtasin për të mbërritur tek tingulli i bukur, qajnë për të mallëngjyer, flasin për veten, për të jetuar në përjetësi. Ndoshta, po të vepronin ndryshe, nuk do të shkonin shumë larg. Duke qenë se u mungon gjerësia, kanë afsh dhe zekth aq të madh, sa po të kishin lindur me temperament tjetër, ndoshta, nuk do të kishin aspak talent.