Boksieri me prejardhje shqiptare, Florian Marku, tashmë ka kryer të gjitha përgatitjet e mundshme për meçin e radhës për titullin IBF International.

Ai pritet të performojë para 70 mijë shikuesve në Tottenham Stadium në Londër.


“Krenar që më i miri i të gjitha kohërave për mua nga artistët në Shqipëri ka bërë një këngë për mua. Ajo do jetë kënga që do të dalë në çdo ndeshje deri te titulli i botës. Prisni ta dëgjoni Marku Marku Marku”.

Screenshot 8 28 Florian Marku (Foto: Instagram)

“Fillojmë me Tottenam stadium në 70 mijë publik Faleminderit vëlla, Noizy. Po vjen”, ka shënuar më tej ai.

“Gjithmonë krenar me ty vëlla. Kjo këngë është një dhuratë për ty”, u shpreh Noizy në ripostimin e bërë në InstaStory.

Screenshot 5 45 Noizy (Foto: Instagram)

Po në atë natë, do të jetë edhe ndeshja në peshat e rënda e Anthony Joshua kundrejt Aleskendar Osyk.

Kjo përballje ishte planifikuar të mbahej më 7 gusht, por u anulua për shkak të lëndimit që pësoi 28-vjeçari. /Telegrafi/