LAJMI I FUNDIT:

Juventusit do t’i largohen tre mesfushorë, synon transferimin e një talenti nga Ligue 1

Juventusit do t’i largohen tre mesfushorë, synon transferimin e një talenti nga Ligue 1

Juventusii pritet të bëj shumë ndryshime sidomos në repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm ku do të ketë shumë largime.

Denis Zakaria do të largohet në drejtim të Monacos, Nicolo Rovella te Lazio dhe Fabio Miretti me shumë mundësi do t’i bashkohet Bolognës në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Mesfusha e Juventusit do të humbasë përnjëherësh tre emra, të cilët duhet të zëvendësohen me patjetër.


Në Torino po vlerësohen profile të ndryshme, emra të ndryshëm si Thomas Partey, Khephren Thuram dhe Habib Diarra.

Juventusi shet te Lazio dyshen italiane – sezonin e shkuar ishin në huazim
Lexo po ashtu Juventusi shet te Lazio dyshen italiane – sezonin e shkuar ishin në huazim

I pari në listë qëndron mesfushori i Arsenalit, për të cilin “topçinjtë” kërkojnë 30 milionë euro, një shifër e papërballueshme për Juventusin.

Gjithashtu, francezët e Nice kërkojnë të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë Khephren Thuramin, shumë e cila i shtyn bardhezinjtë të kërkojnë diku tjetër.

Kështu që objektivi më i përballueshëm i “zonjës së vjetër” është talenti i Racing Strasbourg, Habib Diarra.

Strasbourg do të kënaqej me një shumë prej 20 milionë euro, të cilat Juventusi mund t’i ofrojë pa problem për mesfushorin.

19-vjeçari është dhe një dëshirë e veçantë e drejtorit sportiv Giuntoli me Diarran që në vitin e tij të parë në Ligue 1 ka shkëlqyer duke shënuar edhe tre gola e duke asistuar në tre të tjerë në 33 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Ligat tjera
Kalo në kategori