Juventusi ka konfirmuar detajet financiare të transferimit të Moise Kean në Everton, ku thuhet se transferimi ka kushtuar 27.5 milionë plus 2.5 milion euro bonuse.

Shifra e transferimit të sulmuesit italian është dukshëm më e ulët sesa ajo që u raportua me 30 milionë euro transferim dhe 10 milionë tjera bonuse.


Është vet klubi italian që bërë publike shifrat e transferimit me anë të një njoftimi në faqet e tyre zyrtare.

Një deklaratë nga Bianconerët konfirmuan se pagesa do të bëhet me tri këste dhe gjeneron një fitim prej 22.5 milionë në bilancin e klubit të tyre.

Ai është një produkt i akademisë së tyre, kështu që ka edhe pagesa 'solidariteti', dhe mund të merret vetëm një komision për agjentin Mino Raiola.

Reprezentuesi 19 vjeçar i Italisë nënshkroi sot një kontratë pesë-vjeçare me skuadrën e Ligës Premier, Everton.

“Juventusi njofton se është arritur një marrëveshje me Evertonin për regjistrimin e lojtarit Moise Bioty Kean për një shifër prej 27.5 milionë të pagueshme në tri vite financiare".

“Çmimi mund të rritet për 2.5 milion euro tjera për arritjen e kushteve të dhëna gjatë kohëzgjatjes së kontratës".

"Efekti ekonomik është pozitiv për rreth 22.5 milionë, pa kontribut solidariteti dhe shpenzime ndihmëse", thuhet në njoftimin e Juventusit. /Telegrafi/

telegrafi sport app