Ka kohë që flitet se Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Manchester City e duan Paulo Dybala, por Juventusi do t’i shqyrtojë vetëm ofertat që e tejkalojnë shumën e 100 milion eurove.

Sipas Tuttosport, tre gjigantët evropianë kanë bërë oferta për Dybalan në të shkuarën, por Juve gjithmonë i ka injoruar ato.


Megjithatë, gazeta beson se bardhezinjtë nuk e përjashtojnë një shitjen të tij për të arritur te ndonjë emër tjetër i madh.

GettyImages 1074932162 Paulo Dybala. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Megjithatë kushti absolut që duhet të plotësohet është pagesa për argjentinasin mbi 100 milionë euro.

Bayern Munich, Manchester City dhe PSG kanë bërë oferta në të kaluarën.

GettyImages 1074599800 Paulo Dybala . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Juventusi beson që do të vije një ofertë mbi 100 milionë euro, sikurse ajo e Paul Pogbas që kalio te Manchester United.

Argjentinasi ka shënuar vetëm dy gola në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app