Juventusi i vë çmimin Bonuccit

113:"during the Serie A match between Juventus FC and Genoa CFC at Juventus Stadium on April 23, 2017 in Turin, Italy. 17:"Valerio Pennicino
Milan kanë ofruar 30 milionë euro për Leonardo Bonucci, por Juventusi nuk pranon më pak se 45 milionë euro.
Lajmi për interesimin e Milanit u bë publik dje, ndërsa agjenti i lojtarit i shtoi fjalët duke thënë se po punohet për një shitje.
Sky shkruan se Bonucci është në kontakt me agjentin e tij Alessandro Lucci, që po flet me të dy klubet.
Lucci e ka njoftuar Juven se dëshiron ta mbyll marrëveshjen për 30 milionë euro, por Juven nuk dëgjon asnjë shifër nën 45 milionë.
Mattia De Sciglio mund të futet në marrëveshje pasi pëlqehet nga Juve dhe janë në kërkim të një mbrojtësi krahu. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































