Juventusi ka fituar si mysafirë i SPAL-it me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 25-të në Serie A.

Zonja e Vjetër e nisi me gol takimin, kur shënoi Cristiano Ronaldo, por që goli u anulua pas rishikimit të VAR.


Ndeshja kaloi në qetësi për disa minuta ku luftohej shumë në mesfushë.

Për ta parë golin e parë u desh të pritej minuta e 39-të, kur një harkim i bukur i Juan Cuadrados u kthye në gol nga Ronaldo (1-0).

GettyImages 1202591969 1 Cristiano Ronaldo . (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll me këtë gol. Në pjesë e dytë u shënuan një gol i hershëm i Juves. Dybala pason bukur te Ramsey që shënoi për 2-0.

Ndeshja u hap në minutën e 69-të, kur Andrea Petagna shënoi nga pika e bardhë për 2-1.

GettyImages 1202582121 Aaron Ramsey . (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Edhe pse SPAL u mundua të kthehet në lojë, nuk ia arriti.

Juventusi me këtë fitore është lider në Serie A me 60 pikë, katër më shumë se Lazio që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7s3sb0

telegrafi sport app