Juventusi shokon Romën - përmbys rezultatin në Olimpico për shtatë minuta

Juventusi e ka përmbysur rezultatin në 3-3 ndaj Romës në takimin që po luhet në javën e 21-të në Serie A.
Derisa Giallorossët shënuan dy herë në pjesë të dytë, Zonja e Vjetër dukej disi e humbur.
Mirëpo, me inkuadrimin në lojë të Alvaro Moratas, Juventusi e ngjalli lojën dhe fillimisht e ngushtoi epërsinë e Romës në 3-2.
Ishte pikërisht sulmuesi spanjoll ai që asistoi te Manuele Locatelli në minutën e 70-të.
Por, Biankonerët nuk ndaluan me kaq dhe i barazuan shifrat në 3-3 me anë të Dejan Kulusevskit që realizoi pas vetëm katër minutash (74').
E, kjo nuk ishte e tëra - pasi Juventusi ia doli të përmbyste rezultatin në 4-3 me golin e realizuar prej Mattia de Sciglio (77'). /Telegrafi/
https://twitter.com/goalsfott/status/1480256145382166538
https://twitter.com/goalsfott/status/1480255978876583939



















































