LAJMI I FUNDIT:

Juventusi rikthehet pas Strootmanit, gati ta paguajë klauzolën e tij

Juventusi rikthehet pas Strootmanit, gati ta paguajë klauzolën e tij
TURIN, ITALY - DECEMBER 23: Kevin Strootman of AS Roma during the serie A match between Juventus and AS Roma on December 23, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Juventusi thuhet se është i interesuar te mesfushori i Romës, Kevin Strootman, i cili ka një klauzolë lirimi prej 45 milion eurosh.

Binconerët do të kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre në janar dhe në verë, pasi mendojnë së është reparti më i dobët i tyre këtë sezon.

Emri i parë i Zonjës së vjetër thuhet se është Emre Can i Liverpoolit që pritet të arrijë si një transferim i lirë, pasi kontrata e tij me Reds skadon në qershor të 2018.


Përfundon gjithçka, Can arrin marrëveshje me Juventusin?
Lexo po ashtu Përfundon gjithçka, Can arrin marrëveshje me Juventusin?

Përveç kësaj, mediumi italian Sky raporton se Juve mund të përpiqet të nënshkruajë përsëri me holandezin Strootman, i cili është kthyer në formë të plotë pas një sërë lëndimet të rënda në gju.

Strootman në një duel me Juan Cuadradon gjatë ndeshjes së fundit ndaj Juventusit (Getty Images)

Negociatat me Giallorossët do të ishin të vështira, por ekziston një klauzolë lirimi që mund ta bëjë të mundshëm afrimin e Strootmanit në Allianz Stadium.

Në kontratën e holandezit thuhet se ekziston një klauzolë prej 45 milionë eurosh, e cila vlen edhe për klubet italiane ashtu edhe për ato të huaja.

Strootman: Kurrë nuk e kam menduar largimin nga Roma
Lexo po ashtu Strootman: Kurrë nuk e kam menduar largimin nga Roma

Juventusi mund të shikojë për të imituar lëvizjen e tyre për Miralem Pjanic, të cilin ata e nënshkruan nga skuadra romake në vitin 2016, kur ata paguan klauzolën e lirimit prej 32 milionë eurosh.

Transferimi i Strootmanin do të përforconte shumë mesfushën e Juves, ndërsa një rival direkt si Roma do ta dobësonte së tepërmi dhe nuk do pritej aspak mirë nga tifozët e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori