LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ofron Dybalan dhe Sandron për Pogban

Juventusi ofron Dybalan dhe Sandron për Pogban

Juventusi është i gatshëm të ofrojë Paulo Dybalan dhe Alex Sandron në këmbim të mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sipas gazetës britanike Sunday Express, Bianconerët shpresojnë të përdorin dy lojtarët e tyre si pjesë të marrëveshjes së shkëmbimit për të ulur çmimin prej 140 milionë euro të kërkuar për Pobgan.

Të dy, Dybala dhe Alex Sandro janë përfolur shumë si largime të mundshme të verës, pasi që ata kanë mbetur poshtë në renditjen e titullarëve këtë sezon, por shumë varet nga kush do të jetë trajner i ri pas Max Allegrit.


Pesë destinacionet e mundshme për Paulo Dybala
Lexo po ashtu Pesë destinacionet e mundshme për Paulo Dybala

Në mediat italiane është sugjeruar gjatë ditëve të fundit se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, fluturoi në Londër jo vetëm për bisedime me trajnerin e Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino dhe atë të Manchester Cityt, Pep Guardiola, por edhe për Pogban.

Do të ishte një rikthim në Torino për 26-vjeçarin, i cili u bashkua me Juventusin si lojtar i lirë nga Manchester Unitedit në vitin 2012 dhe u shit përsëri në klubin nga Old Trafford për 105 milionë euro në verën e vitit 2016.

Pogba ka fituar shumë trofe në të kaluarën te Juventusi

Shfaqjet e tij kanë qenë të paqëndrueshme, por mbi të gjitha Pogba është inatosur me kritikat e marra nga tifozët dhe ekspertët anglezë.

Pogba shpesh kthehet në Torino me pushime dhe ka qenë edhe javën e kaluar për të marrë pjesë në festën e largimit të mbrojtësit të Juventusit, Andrea Barzagli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori