Gianluiggi Donnarumma vazhdon të jetë një objektiv madhor i Juventusit për portën.

Zonja e Vjetër prej kohësh e ka në listën e dëshirave portierin italian, por pa mundur deri më tani t'i siguroj shërbimet e tij.


Këtë fillim edicion portieri polak Wojciech Szczesny ka dëshpëruar me paraqitjet e tij dhe torinezët po këmbëngulin për ta përforcuar portën në janar.

Gianluigi Donnarumma

Nga ana tjetër edhe Donnarumma nuk është shumë i lumtur në kryeqytetin francez, sidomos pas rastit që i ndodhi kur në shtëpinë e tij u futën hajdutët.

Tuttosport ka raportuar se Juventus është gati të shpenzojë deri në 45 milionë euro në afatin kalimtar të janarit për transferimin e Donnarummas në 'Allianz Stadium'.

Kjo ofertë mund ta bind PSG-në të heqë dorë nga Donnarumma, pasi italiani nuk konsiderohet më i pashitshëm nga PSG. /Telegrafi/

telegrafi sport app