LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i gatshëm të sakrifikojë Dybalan, gati edhe për shkëmbimin me Pogban

Juventusi i gatshëm të sakrifikojë Dybalan, gati edhe për shkëmbimin me Pogban

Juventusi është i përgatitur të sakrifikojë Paulo Dybalan për Paul Pogba, por jo nëse argjentinasi refuzon transferimin te Manchester Unitedi.

Pirlo kaloi pjesën më të madhe të së enjtes në bisedime me Presidentin Andrea Agnelli, nënkryetarin Pavel Nedved dhe drejtorin Fabio Paratici.

Sipas raporteve të shumta, takimi zgjati gjashtë orë dhe rezultoi në mbështetje për Cristiano Ronaldo, me gjithë zërat për largimin e tij të mundshëm.


Pirlo mban takim me drejtuesit, njëri mes Ronaldos ose Dybalas do të largohet nga Juventusi
Lexo po ashtu Pirlo mban takim me drejtuesit, njëri mes Ronaldos ose Dybalas do të largohet nga Juventusi

Ajo që u raportua ishte që Dybala është lojtari që mund të sakrifikohet për të mbledhur fonde pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.

Sipas gazetës Tuttosport, ‘La Joya’ mund t’i ofrohet edhe Manchester Unitedit si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me ish-bashkëlojtarin e Pirlos, Pogba.

Juventusi mendon edhe shitjen e Dybalas
Lexo po ashtu Juventusi mendon edhe shitjen e Dybalas

Sidoqoftë, Dybala tashmë e refuzoi Tottenham Hotspurin verën e kaluar dhe nuk ka gjasa të ndryshojë mendje për Unitedin, veçanërisht pasi ai ishte lojtari më i mirë i Juves në sezonin 2019-20.

Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për klubin nga vendi i ftohtë i Torinos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori